Vrasja e Kim Jong-nam, në kërkim një zyrtar i ambasadës se Koresë së Veriut

Vrasja e Kim Jong-nam, në kërkim një zyrtar i ambasadës se

Policia malajziane thotë se ata janë duke kërkuar një zyrtar të lartë në ambasadën e Koresë së Veriut në Kuala Lumpur në lidhje me vrasjen e gjysmë vëllait të liderit Kim Jong Un.

Duke folur në një konferencë shtypi në Kuala Lumpur shefi i policisë malajziane Khalid Abu Bakar tha se tre të dyshuarit e Koresë së Veriut janë duke u kërkuar.

Njëri është sekretari i dytë i ambasadës Koresë së Veriut në Kuala Lumpur, i quajtur Hyon Këang Song.

Dy të tjerët janë Kim Il Uk, një anëtar i stafit të shërbimit ajrore “Air Koryo” të Koresë së Veriut, dhe Ri Ji U.

Kim Jong-nam vdiq javën e kaluar në aeroportin e Kuala Lumpur.

Policia konfirmoi edhe detajet e vrasjes, duke thënë se dy gra iu afruan duke e helmuar me anë të një rrobe të lyer me lëndë toksike, të cilën ia vendosën në fytyrë.

/Oranews.tv/

EMISIONET