Volej/ Kombëtaret kuqezi "zbarkojnë" në Tbilis, gati për "European League"
Kombëtarja e femrave në volejboll, ka mbërritur në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku nesër do të luajë ndaj kombëtares vendase, në ndeshjen e parë të European League.
24 orë para këtij takimi, volejbollistet kuqezi të drejtuara nga trajneri Altin Martiri kanë zbritur në parket për të kryer përgatitjet e fundit në prag të kësaj sfide delikate.
Optimizmi dhe dëshira për një rezultat pozitiv në këtë debutim nuk mungon dhe grupi është i motivuar, gati për të treguar aftësitë e tij në parket nesër pasdite.
Gjithashtu, edhe kombëtarja e meshkujve do të debutoj nesër, pasi do të luajnë ndaj kombëtares së Bjellorusisë.
