Vllaznia afrohet me Superioren, Lika: Në futboll nuk ka rival të lehtë, ndaj Shënkollit kërkojmë maksimumin

Vllaznia afrohet me Superioren, Lika: Në futboll nuk ka rival të

Vllaznia nuk ka rival në Kategorinë e Parë, me shkodranët që kanë marrë fitoren e 6-të në po kaq javë. Kuqeblutë kanë mposhtur në shtëpi minimalisht 1-0 Erzenin, duke u afruar më shumë me Superioren. Pas takimit, tekniku i Vllaznisë, Hasan Lika tha për mediat.

"Erzenin e kishim konsideruar si rival të fortë, një kundërshtarë direkt. Është në vendin e tretë në klasifikim dhe është i ideuar për të qënë lider në grup. Futbollistët kanë qënë në një luftë sportive të vazhdueshme deri në fundin e takimit. Natyrshëm në aspektin teknik kemi lënë diçka për të dëshiruar, sepse edhe fusha na ka sjellë vështirësi. Pozitive është që ne kemi bërë një nisje të mirë dhe po e ruajmë. Duhet ta vijojmë këtë formë, duke qënë të ndërgjegjshëm se kemi edhe ndeshje të vështira përpara. Pavarësisht se kemi bërë lojë të mirë, rezultati ka ardhur me vështirësi. Ndeshjen e ardhshme ndaj Shënkollit do ta kemi të vështirë. E njohim forcën e kundërshtarit por natyrisht do të japim maksimumin."-deklaroi Lika.

EMISIONET