VIDEO/ Rrëfimi prekës i 16-vjeçares së abuzuar seksualisht nga mësuesi dhe polici

VIDEO/ Rrëfimi prekës i 16-vjeçares së abuzuar seksualisht

Të enjten A.G. ka munguar në shkollë. Ajo nuk ka guxim të ballafaqohet me bashkëmoshatarët e saj, të cilët tashmë e kanë kuptuar se ishte viktimë seksuale e mësuesit të saj, Shkëlzen Xhekaj dhe policit, Vesel Veseli.

Vajza nga Drenasi e cila dyshohet se është dhunuar nga profesori i saj e më pas edhe nga një polic ka rrëfyer gjithë historinë e saj të trishtë.

“Jam shumë e shqetësuar për shkak të rastit që ka ndodhur. Profesori i Informatikës filloi të më ngacmojë në klasën e 10-të. Pastaj më dhunoi edhe seksualisht. Ka filluar të më shkruajë në rrjetet sociale. Me të kam pranuar të dal pas një jave – në veturë e kemi pas marrëdhënien e parë seksuale. Pastaj më ka lënë shtatzënë profesori. Për një vit kam qenë e dhunume nga ai. Ai më ka mashtruar. Ka thënë se rrugët tona do të hapen kur unë ta përfundoj shkollën. Pastaj kam marrë vendim dhe më 14 shtator 2016 e kam paraqitur rastin në polici. Kam qenë 16 vjeçe”, – ka thënë ajo për Insajderin.

Vajza tregon pse më pas e ka tërhequr padinë për profesorin.

“Në janar 2017 e kam heqë deklaratën. Kur profesori më premtoi se do të më marrë, nëse nuk do ta hiqja më tha se do të më vrasë”.

Ajo tregon se si rrodhi ngjarja me hetuesin Vesel Veseli.

“Aty ka qenë edhe Vesel Veseli kur e kam dhënë deklaratën. Atë natë me një shok më ka sjellë në shtëpi dhe më tha “nuk paska pasë faj profesori. Ma kërkoi numrin, më tha nëse nuk ma jep e gjej për dy minuta. Më pas filloi duke më shkruar, duke më shantazhuar më ka bindë edhe me dalë me të. Më tha nëse nuk del me mu – kur të them unë – do të mbys. Pas dy ose tre ditësh jam imponuar për të dalë për shkak të frikës, nuk doja me pasë probleme familja ime. E kam majtë rastin brenda vetes meqë e kam një vëlla hasret dhe nuk kam dashtë me pasë ai probleme. Marrëdhënia me policin ka zgjatë 6-7 muaj. Pasi kam mbetë shtatzënë më ka detyruar ta abortoj fëmijën pa dëshirën time. Më ka thënë nëse nuk e heq fëmijën ke me ra në konop. Kam abortuar më 15 janar – kur i kisha 18 vjet e kam kryer abortin. Para moshës 18-vjeçare kam qenë me Veselin, kam qenë e mitur” – tregon ajo.

E reja nga Drenasi kërkon që profesori, polici, por edhe mjeku të marrin dënimin maksimal.

“Jam e gatshme t’i shkoj rastit deri në fund”.

EMISIONET