Video/ Premier League hap portat, Cityt i mjafton një gol për të mbajtur hapin e Liverpool
Liverpool ka rimarrë kreun e Premier League angleze. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Kloop shkatërroi me rezultatin e thellë 5-0 Watford, duke u ngjitur në kuotën e 69 pikëve pas 28 javësh kampionat, një më shumë se Manchester City ndjekës. Dopieta e Mane e Van Dijk i mjaftuan "The Reds" për të marrë 3 pikët, ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjeti edhe Origi.
Fitore minimale për Manchester City, që iu fal një penalltie të shndërruar në gol nga Sergio Aguero për të marrë fitoren 1-0 në shtëpi ndaj West Ham.
Fitore spektakolare dhe për Manchester United, me Romelu Lukaku që shënoi një dopietë personale në fitoren 3-1 që "Djajtë e kuq" morën në transfertën e Crystal Palace. Golat e tjetër mbajnë firmat e Ashley Young dhe Ward. Kjo fitore mban në -1 distancën me vendin e katërt, i mbajtur nga Arsenali. Topçinjtë mposhtën 5-1 Bournemouth, duke qëndruan në zonën Champions në kuotën e 56 pikëve.
Londra është e Chelsea, me blutë që mposhtën në derbin e qytetit Tottenham Hotspur, 2-0. Pedro dhe autogoli i Tripier i dhanë një tjetër frymëmarrje trajnerit italian, Maurizio Sarri, që i shpëton edhe njëherë shkarkimit.
