Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka shpërndarë sot një videomesazh me anë të të cilit deklaron se të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë me gisht Edi Ramën si kryeministrin më të korruptuar të Ballkanit. Basha akuzon rivalin e tij se po vjedh Shqipërinë me një bandë oligarkësh grabitqarë dhe pastron paratë e drogës dhe krimit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndau në rrjetet sociale një videomontazh, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama, si politikanin më të korruptuar në Ballkan.

Basha thotë se të gjitha raportet ndërkombëtare e faktojnë këtë, ndërsa sipas tij Shqipëria po vidhet nga oligarkët afër qeverisë.

Basha: Për të mbrojtur bandën e tij, Edi Rama përzuri investitorët e huaj dhe i zëvendësoi me klientët e tij. Të gjitha investimet perëndimore po largohen nga Shqipëria.Asnjë investim të huaj nuk ka sjellë Hajduti Psiqik në Shqipëri në 6 vjet. Shqipëria dhe Koreja e Veriut janë të vetmet vende në planet, pa asnjë investim të ri të huaj në 6 vitet e fundit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se që të zhvillohet ekonomia dhe vendi të ketë investime të huaja  duhet larguar kryeministri Rama dhe banda e tij.

/Ora News.tv/