Vettingu, Basha: Policët nuk kanë makina, dy i mora me makinë në Rrogozhinë
Gazetarja Anila Basha e ftuar në "360Gradë" në Ora News thotë se e konsideron të tepruar vettingun në polici.
Basha: Më verifiko si e ke hedhur çatinë e katit të dytë të shtëpisë në Kamëz. Po kthehesha një ditë nga Lushnja dhe në rruga gjeta dy policë. I mora me makinë për t'i çuar tek Burgu i Rrogozhinës. Nuk kanë mjete për të qarkulluar nga një pikë në një pikë tjetër dhe rrinë në mes të rrugës.
Mu duk një lloj teprimi. Jemi në një lak të kësaj qeverie që nuk ka gjëra madhore. Ne po e shohim se ç'po ndodh në Shkodër dhe nuk kemi akoma një sistem uluritës.
Edhe taksat e mia dhe të shqiptarëve nuk mund të shkojnë çdo vit për dëmshpërblime.
