Vendimi: 500-1 mijë euro shpërblim për ata që janë në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit

Vendimi: 500-1 mijë euro shpërblim për ata që janë

Qeveria ndërmerr vendim për të shpërblyer të gjithë mjekët, infermierët, shoferët dhe të gjithë ata që do të jenë në vijën e parë të përballimit të koronavirusit.

Edi Rama: "Sot ne sipas parashikimit jo për arsye tjetër dhe sipas meritës kemi vendosur që të gjithë personelin mjekësor, mjek infermierë, sanitarë e shoferë të angazhuar në sistemin e vijës së parë në luftën frontale me koronavirusin. Nga autoambulancat që shkojnë për vendosjen e tamponave që marrin analizat tek zona e blinduar e infektivit do I paguajmë 1 mijë euro plus në muaj deri në mbarimin e epidemisë. Mjekët e infermierët. Sanitarët dhe shoferët 500 euro plus. Në formulimin e vendimit do të specifikohen të gjithë."

Fton specialistët e dalë në pension.

Edi Rama: "Janë disa njerëz që janë ende dinamikë dhe të fortë edhe pse I kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës. Edhe ata do të paguhen 1 mijë euro mbi pensionin e tyre për të kontribuar në këtë luftë." 

Lexoni këtu të gjitha lajmet: Shqiperi, konfirmohen dy raste me koronavirus, mbyllen shkollet.

Klikoni ketu per te githa te rejat

 

 

EMISIONET