Vazhdon seanca parlamentare, shtohen deputetët socialistë që mbajnë fjalime
Seanca parlamentare e nisur në orën 17:00 të pasdites së sotme, duket se do të zgjasë, ndërsa jashtë ndërtesës qëndrojnë protestuesit opozitar.
Gazetari i Ora News, Sonil Frashëri informon se janë shtuar numri i deputetëve socialistë që marrin fjalën në Parlament, megjithëse e gjithë vëmendja është tek protestuesit.
Ka qenë kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla që i ka kërkuar ministrit Blendi Çuçi të fliste sërish. Të njëjtën kërkesë i ka bërë edhe ministres Etilda Gjonaj.
Zgjatja e seancës mbase është strategji që deputetët e mazhorancë të mos përballen me protestuesit në dalje nga ndërtesa.
Gjithçka nga protesta kliko këtu
