Vasili sulmon Lleshaj: Si mundet një Ministër t'u thotë qytetarëve nuk ju kam asnjë borxh?!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka sulmuar ashpër Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili në një debat që pati me banorët në Lezhës dje për dëmet nga tërmeti është shprehur që nuk ju ka asnjë borxh.

Ministri i Brendshëm pati edhe një debat me funksionarin e Bashkisë Lezhë.  

LEXO EDHE: Bashkia e Lezhës përplaset me ministrin Lleshaj për pallatin 12 katësh

"Nuk mundet kurrë të dëgjohet një ministër, i cili u thotë qytetarëve të cilat janë përballur dhe janë viktima të tragjedisë nuk ju kam asnjë borxh. Ministri me gojë plotë u thotë në mënyrë të përsëritur nuk ju kam asnjë borxh, pra ministri nuk ju ka asnjë borxh qytetarëve ndaj të cilëve ka përgjegjësinë publike dhe kushtetuese që të marrë përgjegjësinë për ta". 

Në një dalje për mediat, Vasili tërhoqi vëmendjen se si është e mundur që një Ministër tu thotë qetarëve nuk ju kam asnjë borxh.

Sipas tij, prokuroria duhet të kishte filluar çështje penale që dje ndaj Ministrit.

"Prokuroria shqiptare është shumë vonë sot, pasi duhet të kishte filluar çështje penale për ministrin që dje,  i cili imponon ekspertët teknikën të thonë fjalën e tyre me siguri e tu japi siguri qytetarëve që nëse kthehen në banesat e tyre nuk ka rrezik për jetën e tyre". 

EMISIONET