Vajza me aftësi ndryshe: Kam qenë studente ekselente dhe nuk më merr kush në punë

Vajza me aftësi ndryshe: Kam qenë studente ekselente dhe nuk më

Kristiana Sterio, vajza me aftësi ndryshe ka qenë e ftuar në emisionin “Why Not” e cila ka treguar një histori personale që është edhe një thirrje për të gjithë gratë e tjera.

Roza Lati: A ke ndonjë histori personale që mbase mund të jetë një thirrje për të gjithë?

Kristiana Sterio: Sigurisht kam edhe unë një mesazh. Rasti im është më i vështirë sesa të tjerët sepse kam të bëj më një paaftësi fizike e cila të kufizon në shumë gjëra të jetës. Has vështirësi që tek infrastruktura, nëse do të shkosh diku ke shkallë dhe jo ashensor. 

Roza Lati: Je futur në punë?

Kristiana Sterio: Ende jo, unë vjet jam diplomuar, kam mbaruar bachelor dhe master. Që kur jam diplomuar kam kërkuar për punë, por në momentin që i thoja jam me aftësi të kufizuara nuk më kthenin më përgjigje. Vetëm në një rast më thanë Ok sepse nuk i kisha treguar që isha me aftësi të kufizuara. 

Pasi shkova aty, ajo tha se jam me mëdyshje sepse kam dhe një kandidate tjerër dhe nuk më telefonoi më.  

EMISIONET