Ushqimet pranë shkollave, në një muaj u gjobitën 14 biznese

Ushqimet pranë shkollave, në një muaj u gjobitën 14 biznese

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se ka kryer inspektime rigoroze në të gjithë territorin e vendit në subjektet që ushtrojnë aktivitete në afërsi dhe brenda kopshteve, shkollave dhe çerdheve.

Gjatë periudhës 16 Shtator-09 Tetor 2019, nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë realizuar 272 kontrolle zyrtare në ambientet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor (fast-food, piceri, byrektore, magazina dhe kuzhina në kopshte, çerdhe dhe shkolla, markete etj.),

Referuar kontrolleve zyrtare, përgjigjeve të raport-analizave, apo rasteve kur është konkluduar se produkti është i pasigurt për konsum njerëzor, është vendosur masa administrative “Bllokim produkti” për 77.8 kilogram produkte ushqimore (sallam, dhallë, byrek etj),

Janë vendosur 104 masa administrative “Paralajmërim”, 4 masa administrative “Ndërpreje aktiviteti” dhe 14 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 3,010,000 lekë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informon se do të vijojë kontrollet e njëpasnjëshme në të gjithë vendin për të garantuar Sigurinë Ushqimore, duke shmangur çdo praktikë abuzimi në dëm të shëndetit të fëmijëve.

EMISIONET