Ulja në tryezë me Gjiknurin, Gjata: Çfarë t'i bëjmë ne Ramës? Kush është kapur nga përgjimet, do shkojë në burg
Ulja e opozitës në tryezë me bashkëkryetarin e komisionit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri, zbehu akuzat e opozitës ndaj tij për vjedhje votash.
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, deklaroi në emisionin "360 Gradë" në Rtv Ora se opozita nuk ka hequr dorë nga kërkesa që të të përfundojnë pas hekurave të gjithë ata që kanë dalë në përgjimet e gjermanes Bild.
Gjata: Nuk ja vlente të hynim në luftë politike për një Gjiknur.Nuk kemi hequr dorë nga kërkesa që të gjithë ata që kanë dalë në përgjime të shkojnë në burg. Edhe Gjiknuri bashkë me ta. E themi përditë. Pse e uli Rama tani, çfarë ti bëjmë ne Ramës? Pa shkuar në burg ata që kanë dalë në përgjimet e Bildit ne nuk heqim dorë.
