U kërkua nga shumë skuadra europiane, ylli i Chelsea firmos me Valencian

U kërkua nga shumë skuadra europiane, ylli i Chelsea firmos me

Michy Batshuayi është futbollisti më i ri i Valencias. Në fakt 24 vjeçari belg është transferuar në "Mestalla" në formën e huazimin të thjeshtë.

Batshuayi iu bashkua këtë verë klubit që zotëron kartonin e tij, Chelsea pas ekperiencës mjaft pozitive në radhët e Borussia Dortmund, por që nuk vlejti për të bindur trajnerin e ri të Bluve, Maurizio Sarri. Sulmuesi belg është aktivizuar në vetëm 18 ndeshje me skuadrën Londineze, që kur u transferua në "Stamford Bridge" në verën e vitit 2016.

Ndërkohë, ai do të ketë shansin e madh të tregojë veten dhe në Kupat e Europës, me Valencian që ka zënë një vend në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

EMISIONET