Turjan Hyska: Ditën që do më vdesë fantazia, do ndërroj prefiks. Pagjumësisë nuk di si t'ia bëj?!

Edhe pse i ri në moshë ai është ideator dhe realizues i shumë programeve televizive. Moderatori Turjan Hyska ndan mendimim se njeriu brenda vetes ka një terësi dimensionesh të cilat duhet ti zhvillojë në etapa të ndryshme të jetës.

Suksesin ja dedikon fantazisë së tij. Për Tonight Ilva Tare ai thotë se ditën që do ti vdesë fantazia do të ndërrojë prefiks.

Problemin e vetëm thotë se e ka me pagjumësinë, ndërsa beson fort tek talenti dhe këmbëngulja.

Turjan Hyska: Unë kam një problem, duke qenë se emrin e kam Turjan dhe të gjithë më thërrasin Turi, në celularët e shumë njerëzve jam ose Turi i Përrallës, Turi i Kubit, Turi i Produktit,Turi i Mos u nxeh, Turi i Oktapodit. Po në fakt një Tur është. Brenda nesh ka shumë dimensione që duhen zhvilluar në etapa të ndryshme të jetës, pa deliruar ose pa menduar se i bëjmë të gjitha. Duhen eksploruar. E vetmja gjë që kam pasuri është fantazia, ditën që do të më vdesë fantazia kam përshtypjen se do të ndërroj prefiks dhe unë.Për aq kohë sa mund të krijoj dhe me dozën e dështimit brenda, për gjithçka është ok.E vetmja gjë që më krijon probleme ëhstë të mos të fjeturit gjumë. Kësaj nuk di si t'ia bëj. E shtyj që të marr qetësuese, vetëm këtë kam problem. Punët më të mira i bëj natën. Forca gjendjet vetëm kur do ta bësh një gjë. Njeriu i talentuar dhe që ka këmbënguljen e duhur ia del gjithmonë.



 

EMISIONET