Turistët do të priten edhe këtë verë me buzëqeshje, Rama porosit të rinjtë: Për asnjë arsye…

Turistët do të priten edhe këtë verë me

“Smile Albania” rikthehet edhe këtë vit me 500 të reja e të rinj të punësuar për sezonin veror 2019.

Projekti që ka nisur vjet duke u falur buzëqeshjen e Shqipërisë turistëve për ta shpërndarë atë në mbarë botën, ka hyrë në edicionin e tij të dytë.

Në aktivitetin e mbajtur për këtë rast, kryeministri Edi Rama e nisi me një ndjesë për të rinjtë.

Rama: Së pari ju kërkoj shumë ndjesë për vonesën time, të jeni të sigurt që nuk ishte vonesë udhëheqësish por thjeshtë një pamundësi objektive për të ardhur në orar, gjë që personalisht e kam shumë zët, kështu që më falni për këtë.

Rama tha se mësimet e vitit të shkuar kanë vlejtur si një eksperiencë për ta përmirësuar këtë nisëm në përmbajtjen e vetë.

Rama: Doja të isha në këtë takim me ju sepse eksperienca e vitit të shkuar ishte një eksperiencë e parë, një nisëm e re e konceptuar nga ministri i turizmit dhe kishte shumë pikëpyetje si çdo gjë e re ashtu sikundër dhe jo pak skepticizëm por ishte një nismë që ia vlejti dhe ripërtëritja e saj këtë vit ishte si të thuash krejt e natyrshme ndërkohë që patjetër mësimet e vitit të shkuar kanë vlejtur si një eksperiencë për ta përmirësuar këtë nisëm në përmbajtjen e vetë dhe njëkohësisht patjetër për ti dhënë mundësi 500 vajzave dhe djemve si ju që jeni këtu të pranishëm që të punësohen gjatë pikut të sezonit dhe jo vetëm të mund të nxjerrin disa kursime që nuk bëjnë keq por dhe të përfitojnë nga kjo eksperiencë.

Kryeministri tha se kjo nisëm ka të mirën se me një shpenzim të vogël, jashtëzakonisht të vogël për atë kontribut që sjell falë të gjithëve jush, e përmirëson shumë marrëdhënien e vizitorëve me vendin kudo ku këto pika kontakti funksionojnë, kudo ku këto kontakte vendosen dhe nga ana tjetër, janë shumë dhe janë inkurajuese mesazhet apo përshtypjet e turistëve vetë.

Rama: Në një gazetë lokale në Gjirokastër, në një ëebsite, në një faqe, shkruhej se turistët ishin surprizuar në qafën e Muzinës për të cilën kishin dëgjuar se është një vend ku dilnin maskat dhe faktikisht aty i kishin dalë në pritë një grupe vajzash dhe djemsh nga “Smile Albania”. Në momentin e parë mbase edhe mund ti kenë marrë si një grup kriminal i sofistikuar që shfaqet si një shprehje bukurie dhe mirësie e papritur pa kujtuar do hiqte maskat por faktikisht e kundërta ishte e vërtetë dhe ky ishte një impresion pozitiv.

Në fund edhe një porosi për të rinjtë, pjesë e kësaj nisme.

Rama: Nëse i referohemi traditës sonë, nëse i referohemi asaj për të cilën ne gjithmonë flasim me krenari që është mikpritja jonë, këtë gjë duhet secili ta ketë parasysh kur komunikon, për çfarëdo arsye me një turist të huaj sepse një turist me një përshtypje pozitive është një zëdhënës shumë i rëndësishëm por një turist me një përshtypje negative është shumë herë më i rëndësishëm në kuptimin e dëmit që mund ti sjellë vendit.


EMISIONET