Trump: Demokratët duan që të dështoj me Covid-19 dhe të fitojnë zgjedhejt, por nuk do t'ia arrijnë
Edhe pse jemi në një kohë pandemie, presidenti amerikan Donald Trump nuk i kursen akuzat politike.
Përmes një deklarate të cilën e ka postuar në Twitter, Trump tha se demokratët duan që ai të dështojë me politikat e tij për situatën e Covid-19.
Kjo sipas tij, që ata të mund t'i fitojnë zgjedhjet presidenciale por që një gjë e tillë nuk do ndodhë.
''Demokratët duhet të kenë turp. Ata nuk duan që ne të kemi sukses, ata duan që ne të dështojmë në mënyrë që të fitojnë zgjedhjet. Por ata nuk do t'i fitojnë. Ata përpiqen që t'i bëjnë gjërat sa më keq të jetë e mundur. Të gjithë po kthehen në punë të sigurt. E gjitha bota i ka sytë nga ne sepse ne udhëheqim botën'', presidenti Trump.
SHBA është vendi më i prekur në botë nga Covid-19 me 72,275 viktima dhe 1,237,761 të infektuar.
