Tragjedia në familjen shqiptare, vdes 53 vjeçari, të premten iu vra gruaja
Ka ndërruar jetë në spitali 53 vjeçari shqiptar, i cili mbeti i plagosur me armë gjatë së premtes së shkuar nga grabitës të armatosur.
Pavarësisht se shqiptari iu nënshtrua trajtimit intensiv në spitalin “Thriasio”, ai u nda sot nga jeta.
Gruaja e tij humbi menjëherë jetën rreth orës 02:00 të mëngjesit të së premtes, kur dy persona të armatosur hynë në banesën e tyre në rrugën “Olimp”, të zonës Peristeri në Athinë. Burri mbeti i plagosur rëndë nga ngjarja. Ndërkohë, të tjera detaje kanë dalë në dritë gjatë hetimeve.
Djali i familjes, 28 vjeçar ka pandehur se kishte ardhur policia kur ka dëgjuar të trokiturat në derë. “Mama, mama, policë, policisë”, mësohet të ketë thënë 28 vjeçari, cituar nga CNN grek, çka ka habitur autoritetet e hetimit.
Kjo ngre dyshime të forta nga mënyra se si kanë vepruar hajdutët kur kanë shkuar në banesën e tyre dhe mbetet ende enigmë se si grabitësit kanë mundur të hyjnë në banesë.
Mbase, 28 vjeçari gaboi kur hapi derën e dy personave të armatosur, për shkak të tragjedisë që ndodhi më pas. Ai ndoshta ka menduar se ka parë policinë kur i ka parë të armatosur.
Autoritetet kanë sekuestruar videot e kamerave të sigurisë në zonë dhe po përpiqen për të identifikuar dy autorët e krimit të rëndë.
“Për ne, motivimi mbetet grabitja”, thotë një oficer policie. Do të jetë materialet e ADN-së, ato që mund të sjellin prova domethënëse rreth autorëve.
Tragjedi në familjen shqiptare, gruaja vritet në sy të burrit e dy fëmijëve
[caption id="attachment_938084" align="alignnone" width="600"]
Banesa ku jetonte familja shqiptare[/caption]
[caption id="attachment_938085" align="alignnone" width="570"]
Banesa ku jetonte familja shqiptare[/caption]
[caption id="attachment_938079" align="alignnone" width="600"]
Shqiptari, foto e publikuar nga mediat greke[/caption]
/Ora News/
