Tolgahan nderohet në Kosovë dhe flet shqip: Me fat që ndaj jetën me një vajzë të këtij kombi
Para dy ditësh, aktori Tolgahan mbërriti në Kosovë. Sot, ai është nderuar me çmimin “Ambasador i kulturës” nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi.
Pas kësaj, aktori, i cili është martuar me bukuroshen shqiptare Almeda, bëri një falenderim në shqip. Në shkrimin e publikuar në Instagram, Tolgahan zbuloi se historinë e kombit tonë e ka mësuar nga gjyshja e tij.
“Komb historine e te cilit e kam degjuar qe ne femijeri nga gjyshja ime e ndjere, me pas per fat te mire mu desh te njihem dhe te ndaj jeten me nje vajze te ketij kombi, njerez mikeprites, me gjak te ngrohte dhe te beses.
Faleminderit shqiptare qe u bete pjese e pandare e jetes time, faleminderit qe me mireprisni. Do jem gjithmone i gatshem te jap kontributin tim ne krah jush per te miren e te gjitheve.
Perfitoj te falenderoj pafundesisht Ministrin e Kultures Rinise dhe Sporteve ne Kosove Z. Kujtim Gashi dhe te gjithe Kosoven qe me nderuan me Titullin “ Amabasador i kultures” ndermjet dy kombeve", shkruajti aktori.
