Tifozë kujdes! Hyn në fuqi ligji në Kodin Penal për dhunën në fushat sportive
Ditën e sotme është botuar në fletoren zyrtare të Kodit Penal ligji që dënon çdo person që godet për shkak të detyrës punonjësit e policisë apo shkel dhe bën akt të dhunshme në ambientet sportive. Gjithçka nisë me gjobë për shkelje të lehta deri në 5 vjet burgim për ato të rënda.
Vendimi i plotë:
Neni 274/a
Goditje e sportistit, trajnerit,arbitrit dhe zyrtarit të ndeshjes për shkak të veprimtarisë sportive 1 deri 3 vjet burgim.
Goditje për shkak të veprimtarisë sportive,të përsëritur
1deri në 5 vjet burgim.
Neni 274/b
Hyrja në fushë 50 000 - 100 000 lekë gjobë.
Hyrja në fushë dhe pengimi i aktivitetit sportive gjobë deri 3 muaj burgim.
Goditja me sende të forta në fushë
6 muaj deri në 3 vite burgim.
Të gjithë ata, që do të jenë të pranishëm në stadiume, të jenë të kujdesshëm se ligjet për sportin janë shumë të ashpër.
