Tenton të parkojë makinën por humb jetën, shoferi bie nga 10 metra lartësi

Tenton të parkojë makinën por humb jetën, shoferi bie nga 10

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Shupal Zallbastar. Policia sqaron se në spital ka mbërritur i vdekur shtetasi S. F dhe nga  hetimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit furgon i markës "Mercedes Benz", shtetasi ka parkuar mjetin në anë të rrugës por pa e siguruar në kushtet e parkimit, e për pasojë mjeti ka filluar lëvizjen e lirë.

“Drejtuesi i mjetit ka tentuar të frenojë mjetin por si pasojë e shpejtësis së fituar mjeti ka rënë në një lartësi rreth 10 metra duke e marrë me vete drejtuesin e saj, i cili si pasopjë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen”, sqaron policia.

Grupi hetimor edhe ekspertët autoteknik po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/Oranews.tv/

EMISIONET