Tension në shkollën "Janaq Kilica" në Fier, prindërit: Po na dhunon policia
Një situatë e tensionuar është krijuar në shkollën "Janaq Kilici" në Fier. Mëngjesin e sotëm, familjarët kanë hyrë në ambientet e shkollës për tu interesuar për situatën e shkollës pas helmimit të një dite më parë. Një prej familjarëve denoncon në Ora News se policia e ka dhunuar.
"Jam një familjar, vij për të pyetur për fëmijën tim dhe në momentin që futem brenda një polic më vë thonjtë në grykë dhe nuk më lejon që të marrë informacion se çfarë ka ndodhur dje. Unë fëmijën e kam pasur në spital.
Unë u futa në shkollë dhe polici me dhunon, më ka vënë thonjtë në gryke. Nuk e di çfarë po bëhet me këtë shtet të poshtër që po na degjeneron fëmijët. Unë vij për tu interesuar dhe këta tallen me ne. Polici më ka vënë thonjtë në grykë", thotë familjari për Ora News.
