Telefonata nga Italia në Ora News: Shteti të na kthejë, nuk kemi ku rrimë

Telefonata nga Italia në Ora News: Shteti të na kthejë, nuk kemi

Afërdita Balluku ka ngelur në Itali dhe kërkon ndihmë nga shteti për t’u kthyer në atdhe. Në një lidhje telefonike për Ora News ajo tregon se është gati të paguajë udhëtimin vetëm shteti të sigurojë një mjet transporti për riatdhesimin e saj ose një vend për tu akomoduar deri ditën kur të hapen kufijtë.

“Komunikova me zyrat e Ministrisë së Jashtme ata më orientojnë tek konsullata. Konsullata në Milano i ka mbyllur telefonat që kur foli kryeministri. Vetëm lojra fjalësh.

Ajo tregon se ka pasur për tu kthyer më 9 mars.

“Unë nuk kam ku rri, nuk kam ku të fus kokën. Nuk duam që shteti të na bëjë pagesën e bëjmë vetë, ose të gjejë një vend për strehimin tim. Po qëndroj në një familje por nuk mund të qëndroj gjatë” tha ajo në një lidhje telefonike me gazetarin Leftion Peristeri në Ora News.  

Shteti ka vendosur që të gjithë të riatdhesuarit të mos paguajnë faturën e kthimit por numri i atyre që po riatdhesohen është i kufizuar sipas një kategorie të caktuar.

EMISIONET