Të dyshuar me COVID 19, momenti kur autoambulancat transportojnë drejt Tiranës familjen në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2020, 07:00
Ky është momenti kur dy autoambulanca morën mbrëmë (22 mars 2020) katër anëtarë të një familje në Vlorë të dyshuar si të infektuar me COVID 19 për ti transportuar drejt spitalit Infektiv të Tiranës.
Banesa e tyre ndodhet në qendër të Vlorës, ngjitur me Postën Shqiptare.
Djali i ardhur nga Italia në datën 8 mars, ka infektuar gjyshen, babain, nënën dhe vëllain.
Burimet bëjnë të ditur se djali i familjes ka ardhur nga Bergamo, më pas ka ikur në Gjermani në datën 20 mars.
Personat e infektuar janë të moshës 77 ,69, 50 dhe 24 vjeç.
