Tasho: Po prishet trashëgimia, nëse vazhdohet kështu në 2050-tën nuk do kemi më Tiranë
I ftuar në RTV Ora, fotografi Roland Tasho u shpreh se nëse vazhdohet kështu me rrënimin e historisë së kryeqytetit, në vitin 2050 nuk do ta kemi një Tiranë.
Roland Tasho: Unë e kam fotografuar Tiranës qysh kur kam filluar punë. Ne fqinjët na akuzojnë se nuk kemi histori dhe trashëgimi. Ne këtë punë po bëjmë, po e prishim historinë dhe trashëgiminë me duart tona.
Nëse vazhdojmë kështu, me shumë mundësi në vitin 2050 nuk do ta kemi një Tiranë, do të kemi një qytet me emër tjetër. Një qytet e mban trashëgimia dhe historia, se është ngjashëm me një njeri që po t’i heqësh mbiemrin, ka me mijëra si emri.
Tirana këtë kishte trashëgimi, këto 100 vite. Nëse i heq këtë, Tiranën e quan si ta duash pastaj, bëhet një qytet i parëndësishëm.
