Syri i "Temporas" - Luigj Preçi, fotoreporteri gjysmë shekullor i "Partizanit"

Syri i "Tempora" sjell historinë e Luigj Preçit. 80 vjeçari i cili ka ndërtuar një thesar pa asnjë shpërblim. Një rrëfim pasioni e përkushtimi, që vështirë të besohet në kohët, që jetojmë.

Tifoz i Partizanit që në fëmijëri ka kaluar më shumë se gjysmë shekulli në fushat e futbollit, pranë skuadrës së tij të zemrës.

Fotografinë e parë të jetës ia ka bërë Panajot Panos.

"Shkova pas Partizanit në të gjithë Shqipërinë. I ndiqja edhe gjatë stërvitjes.  Nga Fushë Kuqja e Patokut vija në Tiranë çdo të shtunë" tregon ai. 

Po sot?

Ende sot rend pas "Partizanit" skuadrës nga e cila nuk do të heqë dorë kurrë.

 "Në kohën kur fotografoja Partizanin nuk kishte aparatura. Tani kam aparatura speciale, por nuk është më Luigji i asaj kohe. Kam bërë me miëjra foto dhe gjithë jetën i kam dhuruar. Kam pasur një shpërblim të veçantë nga Rid Halili, Albert Xhani e disa të tjerë"

Zanatin thotë se ia ka trashëguar nipit dhe mbesës dhe me të qeshur thotë: 'nesër kur të mos jem unë më zëvendësojnë ata"

Materiali u pergatit nga gazetarja Kozeta Kurti. 



EMISIONET