Surroi: Paqja s’ka rrugë të shkurtër, Kosova dhe Serbia të firmosin marrëveshje të qëndrueshme

Surroi: Paqja s’ka rrugë të shkurtër, Kosova dhe Serbia

Për publicistin, Veton Surroi, bisedimet Prishtinë-Beograd, kanë nisur të ndërmjetësohen nga BE-ja me një gabim konceptual që në gjenezë. Sipas tij në kushtet kur përballë vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila legjitimoi pavarësinë e Kosovës, Brukseli pranoi që të merrte për bazë edhe qëndrimin e Serbisë, e cila e kundërshton mëvetësinë e shtetit më të ri të Ballkanit. Gjatë një konference, Surroi tha se për të gjetur paqen nuk ka rrugë të shkurtra dhe se palët duhet të vënë në themel të bisedimeve paqen afatgjatë.

Me një gjuhë ironike dhe duke shigjetuar arritjet e deritanishme, publicisti Veton Surroi, ka dhënë pikëpamjet e tij për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në një konferencë të organizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare, ai është shprehur fillimisht se gabimi i parë në këtë proces është bërë nga BE-ja, e cila pavarësisht vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që njohu si veprim të drejtë shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, pranoi që të ndërmjetësonte dialogun me dy pikëpamje të ndryshme.

Për Surroin, arritjet e një dialogu pesë vjeçar kanë qenë qesharake.

Surroi: Serbia pengonte targat e prodhuara në Kosovë sepse janë simbol shtetëror, Kosova si reciprocitet do të thoshte nuk bën të hyjnë këto me flamur të Serbisë. Për 5 vjet me radhë negociatorët shkuan për të biseduar për një problem kaq banal. Zgjidhjen e madhe që e gjetën ishte se targave do ti vihej një letër ngjitës.

Sipas Surroit, paqja nuk ka një rrugë të shkurtër.

Surroi: E vetmja formë që mund të ndryshojë është një trakt të paqes së përhershme. Nuk ekziston një rrugë e shkurtër.

Në mbyllje, publicisti që ka patur një angazhim të gjerë edhe në politikw, tha se palët duhet të futen në bisedime duke patur në themel vullnetin për të gjetur paqen e qëndrueshme.






EMISIONET