Superliga turke nis të "flasë" shqip, Muriqi ngjit Rizespor në elitë

Tetë golat e shënuar në pjesën e dytë të sezonit ia vlejtën për të ngjitur në elitën e futbollit turk Rizespor. Po flasim për sulmuesin e kombëtares kosovare, Vedat Muriqi që

Pavarësisht se e kishte siguruar vendin e parë që javën e shkuar festa e ligjshme u organizua pas ndeshjes së fundit, të fituar me shifrat 4-2 kundër Gazishehir Gaziantep.

Muriqi ka qënë një nga lojtarët kryesorë për skuadrën e drejtuar nga Ibrahim Yzymlez. 24-vjeçari iu bashkua Rizesporit në muajin janar nga Genclerbirligi. Sulmuesi ishte pikë referimi në majën e repartit te avancuar dhe u aktivizua si titullar thuajse në të gjitha sfidat.

 Ish-lojtari i Teutës dhe Besës së Kavajës rikthehet menjëherë të luajë në Superligën turke, kësaj radhe me ngjyrat e Rizespor, klub me të cilin nënshkroi për dy vite e gjysmë në muajin Janar.

EMISIONET