Sportisti bëhet "fëmija i munguar” i pensionistëve të vetmuar në Lezhë

Sportisti bëhet "fëmija i munguar” i pensionistëve

Klitoni Pasha,  me profesion trajner volejbolli në Lezhë ka vendosur që ti kalojë me njerezit në nevojë këto ditë te vështira të krijuara nga coronavirusi.

Ai i është bashkuar thirrjes për të shërbyer si vullnetar në ndihmë të pensionistëve

Përshkak levizjeve dhe kontakteve të shumta frika nga infektimi me Covid-19 është e madh

 Por Klitoni thotë se tregohet i kujdesshem, për të ruajtur veten dhe ata të cilëve u shërben.

Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë Oliana Moriseni thotë se prej vendosjes së thirrjes në këtë bashki janë regjistruar 113 vullnetarë të cilet shpërndarë në të gjitha zonat.

Në Lezhë janë 130 të moshuar të cilët jetojnë të vetmuar.

Ata kontaktohen çdo dite nga vullnetaret me qëllim plotesimin e nevojave qe kane, pa patur nevoje që të dalin nga shtëpitë në këto ditë të luftës me koronavirusin.

EMISIONET