Sondazhet përplasin Zhejin me Hilën: Në analizë rri me këmbët e tua, mos u merr me mua
IPR Marketing dhe RTV Ora publikoi të mërkurën (3 prill) sondazhin e parë për këtë vit ku tregohet orientimi politik i votës 3 prill 2019.
Artur Zheji dhe Dritan Hila janë përplasur së studion e emisionit “Tempora” në RTV Ora teksa analizonin të dhënat për largimin e shqiptarëve nga vendi.
Pjesë nga debati:
Artur Zheji: Në sondazh bie në sy pakënaqësia e shqiptarëve me qeverisjen e socialistëve por nëse zgjedhjet do të bëhen më 3 prill shqiparët do të votonin për Partinë Socialiste. Kjo e kuqja këtu që thotë se 60 % e popullsisë thotë se këtu jetohet keq, tregon se punët janë keq. Shqiptarët nuk janë tipa që ankohen por siguria, mjekësia që mungon dhe të papriturat e këtij realiteti janë shumë të mëdha, kjo e bën individin që përgjigjet në këtë sondazh. Ky del një problem i madh për kryeministrin aktual. Që do të thotë se është një projeksion pararendës për rezultatin e zgjedhjeve, nëse ato nuk vidhen. Se këtu tek ne sondazhet nuk vidhen por zgjedhjet vidhen. Sipas këtij sondazhi kjo shtë një shuplakë më e madhe se protesta e studentëve. 40% e shqiptarëve mendojnë se jetohet më keq në krahasim me tre vitet e para.
Dritan Hila: Keni një sociolog shumë të mirë Kosta Bajraba, i cili në bashkëpunim me Universitetin e Barit ka bërë një analizë të jashtëzakonshme të emigracionit shqiptar, ku rezulton se në vit në Shqipëri ikin rreth 50 mijë shqiptarë. Rritja natyrore e popullsisë.
Sonila Meço: 62% e shqiptarëve duan të ikin, jo ikin nga vendi.
Dritan Hila: Do dalim tek 62% se nuk është ndonjë gjë dramatike sepse në 2008 në Greqi donin më shumë të iknin. Po nuk dua ta zbus.
Artur Zheji: E ke gabim, referoju mendimeve të tua, pa ju referuar të mijave. Në analizë rri me këmbët e tua, mos u merr me mua.
Dritan Hila: Njerëzit nuk ikin nga një qeveri e keqe, ikin nga mungesa e shpresës.
Zheji: Qeveria ka ik për lesh.
Shikoni ketu te gjitha rezultatet e sondazhit te pare te IPR Marketing dhe RTV Ora
