Soko: Vjedhja vjen se nuk ka shtet/ Hasimja përplaset me Shabanin: Po na mëson ti, lëre fyerjen
Eksperti ekonomik Panajot Soko i ftuar në emisionin “EKopolitikë” në RTV ora deklaroi se mungesa e shtetit sjell vjedhjen.
Kjo deklartë nuk është mirëpritur nga pedagogu Ermal Hasimja, i cili thotë se vjedhjen e bën vetë shteti, çka ka sjellë edhe përplasjen me Endri Shabanin.
Pjesë nga debate në studio:
Soko: Vjedhja vjen sepse nuk ka shtet. Mungesa e shtetit sjell vjedhjen.
Hasimja: Po kush e vjedh?
Soko: Pushteti, njerëzit, autoriteti.
Hasimja: Domethënë shteti.
Soko: Po jo shteti more zotëri, se shteti janë ligjet e shkruara. Në qoftë se funksionin shteti, funksionon një gjykatë funksionale, funksion autoriteti i ligjit të them që ulet pafundësisht vjedhja.
Hasimja: Fare.
Shabani: Ose se kupton ose nuk do ta kuptosh.
Hasimja: Jam i trashë, prandaj nuk e kuptoj. Po na mëson ti tani. Leri këto po flaim, po debatojmë. Pjesën e fyerjes lëre tani sepse nuk të takon.
Shabani: Ose spo e kupton atë që po themi, ose sdo ta kuptosh ose do ti shmangesh diskutimit.
