Skandali, Ministria: OST pezulloi kontratën 12 mln euro me kompaninë "DH Albania"

Skandali, Ministria: OST pezulloi kontratën 12 mln euro me kompaninë

Pas publikimit në mediat online se kompania shtetërore OST kishte lidhur një kontratë me vlerë 12 mln euro me "DH Albania", Ministria e Energjisë njofton se kompania e ka pezulluar në mënyrë të njëanshme kontratën.

"Por ndërkohë, e njëjta kompani rezulton se ka fituar pak a shumë në të njëjtën kohë, një tender të dytë me vlerë 1.2 miliardë lekë nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, kompania publike që menaxhon linjat e tensionit të lartë në Shqipëri dhe që mbikëqyret nga ministria e Z. Gjiknuri", shkruan Birn. 

Njoftimi nr. 44 i 5 nëntorit 2018 i Prokurimeve Publike [link] përmban njëri pas tjetrit njoftimin e shpalljes fituese të kompanisë DH Albania, degë e kompanisë së huaj “Dunwel Haberman”, të një kontrate për ndërtimin e një linje të transmetimit të energjisë elektrike 220 volt që duhet të shërbejë për të lidhur Burrelin me Peshkopinë.

Kompania "DH Albania" u përfshi në një skandal falsifikimi për përfitimin e tenderit prej 18 mln eurosh për ndërtimin e një loti të Unazës së Re në zonën e Astirit.

Ministria thekson në komunikatën e shkurtër se detajet e mëtejshme do të jepen gjatë ditës së nesërme.

Tri ditë më parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar urdhëroi pezullimin e aktivitetin ndërtimor për lotin Nr.1 të segmentit, që shtrihet nga Ura e Lanës deri tek mbikalimi i sheshit Shqiponja.

Pezullimi erdhi pasi kompania Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania), kishte falsifikuar një dokument sipas të cilës ajo ishte krijuar në vitin 1998 në shtetin Delaware, shtet amerikan i cili nuk publikon emrat e pronarëve të kompanive.

EMISIONET