Si shante zv/ ministri Tahirin në sy të diplomatit, Krasniqi tregon historinë
Në Tonight Ilva Tare, politologu Afrim Krasniqi tha se palët politike nuk kanë vullnet për të cuar drejtësinë përpara dhe nuk pret që dikush të arrestohet edhe këtë periudhë kur po afrohet vendimi për hapjen e negociatave.
Krasniqi tregoi historinë e diplomatit i cili kishte takuar zv/ ministrin e Tahirit në kohën kur ky i fundit mbante postin e ministrit të Brendshëm. Zv/ministri kishte filluar dhe mbaruar takimin duke sulmuar Tahirin sesi ishte i lidhur me drogën. ( Ne video deklarata ne minuten 1: 03:00- 1:08:00)
Afrim Krasniqi: "Unë mendoj që të huajt e kanë bërë të qartë jo vetëm një emër por shumë emra në tavolinë dhe deri diku ne ia kemi dhënë këtë të drejtë të huajve për ta bërë sepse ministrat tanë në çdo takim që marrin pjesë me të huajt ju thonë: Kërkojmë ndihmë nga ju, në pajisje, në njerëz dhe na thoni ju çfarë duhet të bëjmë. Dhe ata ofrojnë shembuj konkretë. Në dijeninë timë të paktën 3 kancelaritë kryesore kanë paraqitur një listë emërore, jo vetëm 1 apo dy emra. Dhe së treti unë po ju përmend një diplomat të njohur ndërkombëtar i cili erdhi në Tiranë përpara se të bëheshin ndryshime në qeveri dhe ai ishte shokuar. Kishte takuar zv. Ministrin e Brendshëm dhe thoshte: Filloi e mbaroi takimi me zv. Ministrin e Bredshëm e unë do të pyesja për drogën e gjëra të tjera ndërsa ai filloi, mbaroi takimin duke sulmuar ministrin sesi ishte i lidhur me drogën.
Ilva Tare: Në çfarë viti ka ndodhur takimi, në kohën kur ishte Tahiri ministër?
Afrim Krasniqi: "Kur ishte Tahiri ministër. Dhe problemi i madh i diplomatit ishte sesi mund ta referonte ai në Bruksel këtë gjë sepse do ishte e pakonceputeshme në Bruksel që unë të takoj zv. Ministrin dhe ai më shan gjithë kohën ministrin e më thotë që Shqipëri i ka punët në terezi por largoni ministrin. Ky është paradoksi i madh dhe kështu ka qenë administrata. Në momentin që ka degjeneruar administrata politike në një situatë të tillë do duhej operacion dhe operacioni ka vetëm një rrugëzgjidhje.
Rama ishte i detyruar ta bënte dhe nuk arriti dot ta bëjë. Por keni parasysh një fakt që Fatmir Xhafaj është ndoshta ministri politikisht më i kontestuar për arsye të së kaluarës etj. etj. por si ministër i Brendshëm është një nga ministrat më të përkrahur nga media, opinioni publik dhe faktori ndërkombëtar.
Pse? Sepse i është thënë largo oficierët e policisë që janë të lidhur me krimin e organizuar dhe me elementë të tjerë antiligj.
Dhe gjithë procesi i vettingut që konsiderohet si suksesi më i madh dhe kjo është dosja pozitive me të cilën Shqipëria shkon.
Sot dorëzuan dokumentat por ishte edhe kjo një paradoks i madh. E gjithë kjo dosja quhet suksesi i vetëm që Shqipëria ka këto dy javë, është kjo, mbaroi procesi i vettingut në polici, dorëzimi i dosjeve etj.
Por në fund fare çfarë po kontrollon,atë çfarë kanë Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe atë çfarë ka çertifikuar përpara kontrolli i brendshëm në Ministrinë e Brendshme.
Dhe ky është paradoksi i madh sepse bëhet fjalë brenda të njëjtës mazhorancë dhe nga ana tjetër e dimë shumë mirë se gjysma e qeverisë ka qenë kundër gjysmës tjetër, brenda një partie politike, brenda të njëjtës parti. Dhe kur them kundër jo me idenë se 'jam kundër dhe nuk dua të përzihem' por me idenë se kanë qenë edhe në debate kundër, edhe me partnerët ndërkombëtarë kundër, edhe në vizitë në Ëashington kundër dhe në vizitë në kancelaritë evropiane kundër. Pse? Sepse nuk mendoj se të gjithë ministrat ndajnë të njëjtin pikëpamje për potencialin dhe punën e kolegëve të tyre, përfshi edhe në rastin konkret."
Ilva Tare: Këtë e bëjnë edhe në takimet publike? Takimet zyrtare?
Afrim Krasniqi: "Në takimet publike nuk e bëjnë kurrë sepse ju digjet karriera politike, por e kanë bërë në kancelaritë evropiane."
Ilva Tare: Ambasadori amerikane bëri një thirrje fundjavën e kaluar për shoqërinë civile në një takim të organizuar me shoqërinë civile, një ditë pasi Tahiri dorëzoi mandatin dhe i kërkoi atyre që të ngrejnë zërin, të çojnë përpara reformën në drejtësi, dekriminalizimin, arrestimin e peshqve të mëdhenj. Ka vërtet rol shoqëria civile të bëjë diçka në këtë aspekt?
Afrim Krasniqi: "Në Shqipëri shoqëritë civile janë të varuara nga partnerët ndërkombëtar. Dhe Ambasada Amerikane dhe programet amerikane kanë shumë gjëra në dorë nëse duan të ndryshojnë gjërat konkrete në Shqipëri. Në rastin konkret unë e kam parë si pjesë protokolli dite dhe jo si një headline në kanalet diplomatike. Sepse edhe të vlerësosh shumë idenë që u ngritën ca shoqata, bënë një protestë në Parlament, unë personalisht nuk e kam parë efektive dhe madje e kam parë si mesazh negativ qe i bëhet procesit politik. Nëse ne duam ti marrim gjërat në mënyrë serioze ka mekanizma seriozë për ta bërë këtë dhe SHBA-ja vepron me dhjetra mekanizma seriozë për ta bërë këtë gjë. Ajo çfarë ka një kontrast të dukshëm, është ajo çfarë ndërkombëtarët raportojnë të cilët janë të kënaqur me ecurinë e vettingut sepse ne aspektin afatgjatë procesi është normal, ka filluar, kanë rënë anëtarët të Gjykatës Kushtetuese, kanë rënë nivelet e larta drejtuese, mesazhi është bërë tashmë i qartë për të gjithë elitën e drejtësisë dhe procesi po ecën. Kurse ne numërojmë ditët sepse Komisionet e Vettingut kanë 4 komisione, dhe duhet të ishin katër dosje paralele dhe deri tani ka evoluar 1 njeri në javë. Dhe nuk është problemi që po largohen, por me çfarë do të zëvëndësohen dhe çfarë po ndodh me sistemin sepse shumica e strukturave të sistemit nuk janë funksionale dhe unë kam frikë se mosfunksionaliteti i struktuarave është një skenar politik për të bllokuar gjithë reformën në drejtësi dhe kur them skenar është konsensual në Shqipëri si një mekanizëm. Shoqërinë civile e shohin si një aleat të mundshëm, si shenjë presioni ndaj politikanëve."
Ilva Tare: Po duhet të jetë e fortë që ti bëjë presion. Nuk më duket shoqëria civile që është në gjendje ti bëjë presion politikës apo instituticioneve të tjera
Afrim Krasniqi: "Po i bën, po ju them vetëm një fjali për ta ilustruar. Tirana zyrtare ka harxhuar 1.7 mln euro vitin e kaluar për të bërë lobim në Amerikë sesa e mirë është Tirana, sa e zhvilluar është, sa e bukur dhe mjafton një nga kolegët tanë të shoqërisë civile me një raport dy faqe e gjysmë dhe gjithë këtë e shumëzojnë me zero, raporton e Fredoom House, kështu që shoqëria civile ka një potencial sepse është pikë reference dhe kjo është arma kryesore me të cilën ndërkombëtarët duan thonë që problemet e Shqipërisë i marrim po nga shqiptarët që nuk janë pjesë e asaj që quhet elita e korruptuar politike dhe e oligarkëve shqiptarë."
Në kohën kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri, zv/ ministra ishin Ilir Marko dhe Elona Gjebrea, Stefan Çipa.
