Shuhet heroi i 12 fubollistëve. Marinsi vdiq nga infeksioni i marrë në shpellë

Heroi që shpëtoi 12 futbollistët e vegjël dhe trajnerit të tyre në një shpellë në Tajlandë ka vdekur.

Beiret Bureerak mori infeksion gjaku gjatë operacionit të shpëtimit të fëmijëve.

Pavarësisht se mori trajtim gjendja e tij u përkeqësua.

Një tjetër shpëtimtar, ish-zhytësi i marinës, rreshter Saman Kuman, vdiq gjatë operacionit të shpëtimit.

Trajneri i Wild Boars Academy, Ekapol Chanthawong dhe 12 futbollistë shkuan për të eksploruar shpellat Tham Luang në provincën Chiang Rai më 23 qershor 2018.

Por shirat e mëdha përmbytën shpellën duke i lënë të bllokuar brenda.

LEXO: Ata arritën të shpëtojnë pas 9 ditësh duke pirë ujë nga shkëmbinjtë.

Vullnetarë ju bashkuan ekipit të shpëtimit që përfundoi në 10 korrik kur djemtë dhe trajneri i tyre u nxorën të gjithë jashtë të sigurt.


EMISIONET