Tërmeti shuan familjen në Durrës, vajza ishte e afërme me djalin e Ramës
Ndërsa i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave, djali i kryeministrit Edi Rama, Greg Rama ka njoftuar se mes viktimave ishte një e afërme e tij dhe familja e saj.
“Mes viktimave të shumtë nga kjo fatkeqësi natyrore, edhe një njeriu im i afërt, së bashku me vëllanë e saj, mamin e babin janë gjetur nën rrënoja. Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie”, shkruan ndër të tjera Gregu.
Aktualisht burime zyrtare nga Ministria bëjnë me dije se numri iviktimave ka shkuar 27, ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë punën për nxjerrjen nga rrënojat të të tjerë trupave.