Shqiptarët nuk janë aq patriotë sa duken kur bëhet fjalë për të futur dorën në xhep

Kryeministri Rama publikoi në faqen e tij në fb, llogarinë bankare të hapur me emrin "Mos kini frikë nga shqiponja" dhe ku ftonte qytetarët të japin kontributin e tyre modest për të paguar gjobën 25 mijë franga zvicerane ndaj dy futbollistëve shqiptarë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri si dhe kapinetit të Zvicrës.

Fill pas publikimit, reagimet e ndjekësve të Ramës kajnë qenë të shumta. Disa e kanë pritur mirë, duke e cilësuar si përgjigje ndaj padrejtësisë nga FIFA.

Por ka pasur të tjerë kritikë që i kujtojnë kryeministrit se po ndjek dy standarte, pasi nuk pati të njëjtën ndjeshmëri me Ismail Morinën i njohur si ballisti.

Ka dhe nga ata qytetarë që thotë se është shteti që duhet të kontribuojë, përfshirë dhe Kryeministrin dhe jo qytetarët.

Një nismë e tillë është ndërmarrë edhe në europë ku prej rreth 14 orësh ka filluar grumbullimi i fondeve. Sipas të dhënave të para flitet të jenë grumbulluar deri në këto momente rreth 12 mijë dollarë.


EMISIONET