Shqipëria në krizë politike dhe institucionale, Topi: Zgjidhja do vijë nga ndërkombëtarët

Shqipëria në krizë politike dhe institucionale, Topi: Zgjidhja do

Krizë politike ju mbivendos edhe ajo institucionale. Ish-presidenti, Bamir Topi, në kushtet kur opozita politike ndodhet jashtë Kuvendit nuk bën dot një parashikim sesi do të shkojë situata.

Topi: Në kushtet kur opozita është jashtë parlamentit e kam vështirë të interpretoj sesi do të shkojë situata politike.Por në rast se kemi ardhur në këtë pasiguri, këtë lloj situate kaotike është dhe faji i opozitës.

I ftuar në RTV Ora, Topi thotë se edhe kësaj here, pavarësisht lodhjes, zgjidhja do të vijë nga ndërkombëtarët.

Topi: Ka një lodhje, por Shqipëria nuk mund të jetë jashtë vëmendjes së tyre. Do të vijë një moment kur kjo krizë do të persistojë dhe nuk do të prodhojë, bëhet fjalë për Kushtetuesen ku në rast se futesh me një pasiguri kur pritshmëritë ishin shumë të mëdha tregon që ke marrë një goditje shumë të rëndë. Jam e bindur që ata që do ta zgjidhin këtë situatë do të jenë ndërkombëtarët.

EMISIONET