Shpallet i pabanueshëm pallati në Astir që strehoi 70 familje, banorët në qiellin e hapur

Shpallet i pabanueshëm pallati në Astir që strehoi 70 familje,

Një pallat në rrugën "Stefan Shundi" në zonën e Astirit, në Tiranë, në të cilin strehoheshin më shumë se 60 familje pësoi dëmtime serioze që në tërmetin e 21 shtatorit. 

Lëkundjet e tokës së 26 nëntorit sollën pamjet që ofrohet sot. Një ndërtesë boshe e rrethuar me shirit e pabanueshme.

Disa banorë po zhvendosin sendet e fundit. 

Ndërsa jashtë kamerave shprehen se ende qëndrojnë tek të afërmit derisa bashkia t’i akomodojë në banesa.

Problematike eshte dhe situata në ndërtesat në zonën e ish konvikteve të komunales. 

Banorët thonë se vijojnë ti kalojnë netët në pallatin e pabanueshëm sepse nuk kanë ku të shkojnë. 

Të tjerë thonë se kanë shkruar emrin si të pastrehë por ende nuk kanë zgjidhje.

Në Tiranë 35 pallate janë shpallur të pabanueshme. 


EMISIONET