Në Korçë dhe Pogradec, 133 qytetarë të karantinuar në katër hotele
Edhe 3 shtetas të tjerë shqiptarë janë duke ardhur nga Kapshtica për tu akomoduar në një hotel në Pogradec.
Aktualisht në këtë hotel qëndrojnë 18 persona të tjerë.
9 prejt emigrantëve kanë hyrë nga Qafë Thana, 12 të tjerët nga Kapshtica. Emigrantët janë kontrolluar nga mjekët dhe epideomiologët Njësisë së Kujdesit Shëndetësor në Pogradec.
Veç kontrolleve atyre iu merren edhe tampona për analizë. Deri më tani asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv, por gjithsesi sipas rregullit do qëndrojnë 14 ditë të karantinuar.
Ndërkohë në 4 hotele në Korçë dhe Pogradec janë karantinuar 133 shtetas shqiptarë.
(Foto ilustruese)
