Shkon në 12 numri i të infektuarve nga koronavirusi, harta zgjerohet me Lushnjen

Shkon në 12 numri i të infektuarve nga koronavirusi, harta zgjerohet

Veç gruas 73 vjeçe që ndërroi jetë në spitalin e Durrësit, 11 të infektuarit e tjerë janë pa problem të rënda me shëndetin. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se deri më sot janë testuar 104 persona të afërt me ata që janë infektuar.

Dymbëdhjetë persona janë infektuar deri të mërkurën me virusin Covid 19. Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka konfirmuar 9 prej tyre kanë lidhje familjare me pacientin e parë, 28 vjeçarin që hyri nga pika kufitare e Muriqanit.

Rakacolli: Janë kryer 43 testime të reja, kanë rezultuar pozitive vetëm 2 raste. Njëri prej tyre është i lidhur me rastin e parë, tjetri një i moshuar 78 vjeç në Lushnje që ka udhëtuar nga Bergamo, Itali, në mesin e epidemisë dhe është kthyer në Shqipëri. Të dyja rastet janë në vetëizolim.

Veç gruas 73-vjeçare e cila ndëroi jetë në Durrës gjendja shëndetësore e 11 të prekurve të tjerë paraqitet pa probleme.

Rakacolli: 4 persona janë të shtruar në spital, 3 prej të cilëve në gjendje të qëndrueshme shëndetësore në Spitalin Infektiv të Tiranës dhe një në terapi intensive në Durrës, ndërsa 7 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në vetëizolim pa shenja klinike të infeksionit respirator. 104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID19 janë në vetëkarantinim.

Deri tani janë kryer 157 testime, 104 prej të cilave janë kontakte të personave të infektuar që aktualisht ndodhen në vetëkarantinim. Zv.ministrja e Shëndetësisë garantoi se nuk ka vend për panik, pasi masat e marra janë maksimale.

Rakacolli: Maska oksigjeni ka me miliona. Aparatura oksigjenimi ka në çdo spital. Janë totalisht të mjaftueshme. I kemi marrë masat, se duke e ditur që në fillim si zhvillohet sëmundja kemi qenë të ndërgjegjshëm, që problemi do të ishte me sigurimin e respiratorëve. Kemi parë sa kemi në total dhe jemi në rregull. Qëveria ka vënë në dispozicion 400 milionë lekë për koronavirusin.

Ministria ka bërë thirrje që të bëhet vetëkarantinimi i detyrueshëm për të gjtihë ata persona që vijnë nga zonat me rrezik epidemiologjik.

Rakacolli: Të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zonat me rrezik epidemiologjik të plotësojnë skedën e udhëtarit në pikat hyrëse dhe të vetëkarantinohen detyrimisht për një periudhë 14 ditore nga data e hyrjes në fuqi.

Lexoni te gjitha lajmet lidhur me perhapjen e koronavirusit ne Shqiperi dhe masat qe po merren

Lexoni këtu të gjitha lajmet: Shqiperi, konfirmohen dy raste me koronavirus, mbyllen shkollet. Klikoni ketu per te githa te rejat



EMISIONET