Shitësit ambulantë pa ndihma, 54 vjeçarja apel për shtetin: Nuk kemi me çfarë të ushqehemi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2020, 16:03
Të vetëpunësuarit që siguronin ushqimin me biznesin e tyre në të zezë ndodhen në vështirësi pas situatës së krijuar nga koronavirusi.
I tillë është edhe rasti i Liri Kullarit e cila më parë ushqehej duke shitur rroba të përdorura, por sot ajo nuk ka as me çfarë të ushqehet.
54 vjeçarja tregon se ajo dhe familja e saj nuk dinë se ku të drejtohen për ndihmë, pasi nga shteti nuk janë përfshirë në skemën e ndihmës ekonomike.
Apeli i saj është që shteti të kthejë vëmendjen edhe nga kjo shtresë, të paktën deri në normalizimin e situatës.
