Sheshi sërish i qytetarëve, hiqen kioskat dhe këndet e improvizuara të lojrave

Sheshi sërish i qytetarëve, hiqen kioskat dhe këndet e

Qytetarët: Më mirë një shesh i qetë dhe pa kioska

Në sheshin 'Skënderbej' prej dy ditësh ka nisur largimi i kioskave të drurit dhe këndeve të improvizuara të lojrave. Sheshi tashmë i është rikthyer qytetarëve, ndërsa këta të fundit preferojnë një shesh të qetë dhe në dispozicion të tyre.

Zhurma dhe energjia ditëve të fundit të vitit ia ka lënë vendin qetësisë në sheshin 'Skënderbej'. 

Punonjësit e Bashkisë por edhe të operatorëve privatë po zhvendosin lojrat që iu shërbyen jo vetëm fëmijëve por edhe të rinjve për më shumë se një muaj. 

Prej dy ditësh, sheshi iu është rikthyer kalimtarëve. Vetë qytetarët preferojnë një shesh me më shumë hapësira për ta e që ofron qetësi.

Qytetari: Normal që do të largohen, vendi më i qetë është më i mirë.

Qytetari: Sheshi do të më pëlqente jo i zhurmshëm, i qetë. Ku njerëzit të kalojnë të qetë.

Qytetarja: Kioskat janë provizore, në të gjithë botën ashtu funksionojnë, me kioskat do të bëhet si punë pazari.

Qytetari:  Të jetë i lirë, të jetë për popullin. Të shëtisin fëmijë dhe të rritur, të tillë shesh nuk e kam parë as në Europë.

Projekti i rikualifikimit të sheshit 'Skënderbej' tashmë ka hyrë në fazën e dytë të punimeve dhe në këtë kuadër është ndryshuar edhe plani i qarkullimit të automjeteve. 

Ky shesh u shndërrua në një oaz festiv ditët e fundit të vitit, me muzikë e aktivitete për çdo grupmoshë.

EMISIONET