"Mallrat serbe të kalojnë në Shqipëri pa taksën e Kosovës", Hila tregon qëllimin e Shengenit Ballkanik

"Mallrat serbe të kalojnë në Shqipëri pa taksën e

Gazetari dhe drejtuesi e emisionit “Arena” në RTV Ora, Dritan Hila tha se qëllimi i Shengenit Ballkanik është që mallrat serbe të kalojnë në Shqipëri pa taksën e Kosovës.

I ftuar në emisionin “360 gradë” në RTV Ora, Hila shtoi se u firmat serbe kanë filiale në Shqipëri, prandaj mund të kalojnë mallrat pa paguar taksë.

Hila: Që në momentin e parë kur është bërë marrëveshja e Shengenit Ballkanik, e kam kundërshtuar sepse e linte një vrimë të zezë Kosovën të rrethuar nga tre shtetet, të cilat bënin një rrethinë, po përdor një shprehje të luftës, “Perden e Hekurt” rreth Kosovës. Zaevi e kuptoi menjëherë dhe u tërhoq, dhe Rama u tërhoq, megjithëse nuk e ka shumë të zhvilluar instiktin strategjik në politikë, mesa kam arritur të kuptoj unë në diplomaci. Unë nuk kuptoj cfarë sensi do ketë ky Shengen Ballkanik.

Nëse bëhej fjalë për të anashkaluar taksën 100% që kishte vendosur Kosova, që mallrat serbe ti kalonte nëpërmjet kufirit shqiptar, kjo ra.

Zheji: Mendon se mund ta kenë menduar dhe këtë?

Hila: Besoj ajo do jetë. 

Zheji: Është shumë e fortë ajo që the. Dmth bëjmë një Shengen Shqipëri-Serbi dhe Maqedoni që mallrat serbe të kalojnë në Shqipëri pa 100%.

Hila: Po Kosova prandaj Bosnie-Hercegovinën i kishte vënë taksë 100%, pikërisht që mallrat serbet të mos kalonin nga Bosnia-Hercegovina, por të futeshin në Kosovë. Është ai dokumenti i famshëm i origjinës që kërkon dogana. Ndërsa këtu në Shqipëri mund të bëhej sepse firmat serbe kanë filiale të tyre dhe mund ta bënin si dokument origjine dhe i kalonin pa taksa.  


EMISIONET