Shabani: Në Shqipëri asnjë zyrtar i arrestuar për tërmetin e 26 nëntorit, në pranga vetëm ata që flasin

Shabani: Në Shqipëri asnjë zyrtar i arrestuar për

Pedagogu Endri Shabani tha se ndryshe nga shtetet e tjera në Shqipëri nuk ka asnjë zyrtar të arrestuar për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

I ftuar në emisionin e “Tempora” në RTV Ora, Shabani tha se në pranga bien vetëm ata që flasin.

Ndërsa shtoi se të gjithë faturën e pasojave të tërmetit do a paguajnë shqiptarët. Ai theksoi se kryeministri Edi Rama nuk paguan asnjë kosto juridike, politike dhe ekonomike nga situata, por përfiton.

Endri Shabani: “Këto janë pasojat e një problemi shumë të madh. Rama nuk paguan asnjë kosto juridike, politike dhe ekonomike. Ndodhën në ’99 tërmete në Turqi dhe Greqi u arrestuan zyrtarë. Ndodhi tërmeti në Itali pati arrestime. Në Shqipëri nuk ka arrestime. Arrestohen vetëm ata që flasin. Kosto politike? Ky nuk ka kosto politike, përkundrazi përfiton politikisht. Në vend që të shkojë atje dhe të përballet me pasojat e këtij shteti që ka ndërtuar, ky shkon dhe përfiton pikë politike, nuk ju lejon juve të shkoni ta inspektoni çfarë po bën.

 Bën spektakël përditë. Merr një grupim ndoshta të partisë së vet që i thonë lëri të shtëpisë por shyqyr që më erdhe ti. Ky nuk ka kosto politike. Ne nuk kemi instrumente politike që ta mbajmë përgjegjës. Këta nuk mbajnë as kosto politike. Kam qenë në 5 të mëngjesit kur ra një nga shtëpitë e tërmetit në Durrës, vinin këta punonjës policie që gërmonin me duar dhe me gishta, për të ndihmuar personat nën rrënoja. Ti e di që koston ekonomike do e paguajnë ata, ata nuk do marrin shpërblimin që marrin çdo vit. 

Ndërkohë që koncesionarët do ti marrin paratë. Koncensionarit i shkon paraja në xhep. Thelbi është që kostot i paguajmë gjithmonë ne. Ne vdesim nën rrënoja, ne paguajmë kostot ekonomike, neve do na rritet kosto e jetesës, ne do i paguajmë kostot politike sepse do i detyrojmë prapë këta që të jenë akoma në pushtet. Mbi ne do të bjerë fatura.”


EMISIONET