Sejko takim me ambasadorin e Austrisë: Ekonomia shqiptare pritet të shënojë rënie gjatë këtij viti

Sejko takim me ambasadorin e Austrisë: Ekonomia shqiptare pritet të

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe ambasadori i  Republikës së Austrisë në vendin tonë, Christian Steiner zhvilluan një takim në lidhje me situatën e vështirësitë ekonomike post-Covid.

Sipas Sejkos, ekonomia shqiptare gjatë këtij viti pritet të shënojë rënie pas masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit dhe rikuperimi do jetë  gradual në vitet e ardhshme.

Ndërkohë, nga ana tjetër Sejko prezantoi gjendjen e sektorit bankar në vend, duke theksuar se ky sistem është i mirëkapitalizuar, solid dhe me tregues të mirë të likuiditetit dhe shëndetit financiar.

Ndërsa, ambasadori Steiner theksoi rëndësinë në drejtim të zbatimit të reformave ekonomike, strukturore e sektoriale, si dhe mbështetjen e nga Republika e Austrisë, për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik dhe në rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Si masë për të përballuar pasojat e shkaktuara nga koronavirusi Banka e Shqipërisë miratoi dhe shtyrjen për gjashtë muaj e pagesave të kësteve të kredisë për bizneset dhe familjet në vështirësi financiare.

EMISIONET