Reperi Diddy homazh Kim Porter: Kjo foto do të hyjë në histori
Reperi Diddy duket se nuk po e kalon dot dhimbjen e ndarjes nga jeta të ish bashkëshortes së tij Kim Porter.
Ai kujtoi të ndjerën në një postim në Instagram ku postoi një foto të vjetër të tyre.
“Më kujtohet Kim kur fluturoi për të më parë mua gjatë xhirimeve,”-shkroi Diddy, ndërsa solli kujtimet e këngës së tij të parë të publikuar në vitin 1997. “Ajo ndërmori një udhëtim prej 12 orësh me avion nga LA dhe 3 orë udhëtim në shkretëtirë, pa u ankuar. Kjo foto do hyjë në histori, pasi ishte hera e parë që thashë kjo është e imja. Dhe ishte hera e parë që i thashë të dua.”
Porter, e cila ishte në një marrëdhënie me Diddy për rreth 13 vjet dhe nëna e tre fëmijëve të tij, vdiq më 15 nëntor në shtëpinë e saj në Los Angeles në moshën 47 vjeçare.

