Elbasani hap "dosjet e vjetra": Arrestohet Florenc Çapja dhe punonjës të AMA

Operacioni i FNSH-së dhe RENEA-s i koduar "Krasta" ndërmarrë prej orëve të natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm (14 qershor) në qytetin e Elbasanit ka çuar në arrestimin e disa personave mes tyre dhe Florenc Capja, anëtar i një prej familjeve të dyshuara për lidhje me veprimtari kriminale në qytetin e Elbasanit.

 Zv/Drejtoresha e Pergjithshme e Policise se Shtetit Drejtuese e Larte Aida Hajnaj, në një deklaratë për median dha  detaje të këtij operacioni hetimet ndaj të cilit kanë nisur një vit më parë.

 Policia deklaroi se janë dokumentuar me prova ligjore tre ngjarje kriminale të ndodhura ndër vite për të cilët është arrestuar Florenc Capja, 3 persona janë në kërkim ndërsa 1 person ndodhet i ndaluar në burg për një tjetër vepër penale.

Gjithashtu është goditur edhe një rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe të sektorit privat. Si dhe janë sekuestruar një sërë sendesh të kundraligjshme.

Gjate operacionit eshte ushtruar kontrolle ne 13 ambiente ne pronesi të fisit Çapja. 

Burimet thonë se gjatë operacionit janë shoqëruar disa persona, ndërsa Hekuran Gjeli është arrestuar në flagrancë për armbëmbajtje pa leje. Një prej të shoqëruarve është dhe Ardian Çapja i cilësuar si koka e familjes ndaj të cilit janë kryer më herët dhe disa atentate.

Zbulohen autoret 3 tentativa për vrasje - Behet fjale per tre ngjarje te renda kriminale në qytetin e Elbasanit: në janar 2006, 15 gusht 2012 dhe 19 prill 2013 

“1. Proçedimit Penal nr 40 të vitit 2006, i rregjistruar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim mbetur tentativë”, “Mbajtjes pa leje armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 78-22, 278/2 të Kodit Penal, që bën fjalë për tentativën e vrasjes së shtetasit F.M, ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2006 në Elbasan.

 2. Procedimit penal nr 1121/2012, i rregjistruar për veprat penale të “Vrasjes në rrethena cilësuese e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278/2 të Kodit Penal, që bën fjalë për vrasjen e shtetasit G.B (alias A.M) dhe të babait të tij shtetasit N.B, ngjarje e ndodhur më datë 15.08.2012, në lagjen “Çlirimi” Elbasan. 

3. Proçedimi Penal nr 627-2013, i rregjistruar për veprat penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”, “Plagosjes më dashje”, “Mbajtje pa leje te armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 88, 110/2, 278/2 të Kodit Penal, ngjarje e ndodhur në datë 19.04.2013 në qytetin e Elbasanit”, njofton Aida Hajna.

Arrestimi i Florenc Capja per krimin e 2006 -  Florenc Capja eshte i arrestuar pasi akuzohet se eshte autori i vrasjes se mbetur ne tentative ne 2006. Nje hetim i rihapur ne vitin 2018.   

"Për Proçedimin Penal nr. 40 viti 2006 nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se, autor i kësaj ngjarje është shtetasi: 1. F.Ç, 38 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan lagjia “Emin Matraxhiu”. Për këtë shtetas u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 477 datë 11.06.2019, per të cilin ishte caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim të mbetur tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. 

Florenc Çapja ka qenë i dyshuar për vrasjen në vitin 2012 të Gentjan Beqirit dhe në vitin 2015 të ish efektivit Fadil Mema në Itali. Ndër vite anëtarët e fisit Çapja vecse autorë të dyshuar të disa krimeve  kanë qenë edhe objektiv të sulmeve ku kanë lënë dhe viktima. 

Zbulohen autoret e pengmarrjes ne 2013- Per pengmarrjen e ndodhur ne 2013, nje person ndodhet ne burg per nje tjeter vepër penale ndërsa autori i dytë është shpallur në kërkim.

" Proçedimi Penal nr. 627 viti 2013 - nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se, autorë të kësaj ngjarje janë shtetasit
1. M.L (alias S.Ç), 31 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia 5 Maji”, aktualisht person i shpallur në kërkim për një tjetër vepër penale.

2- E.Ç, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale dhe vendimi ndaj këtij shtetasi u ekzekutua në ambientet e IEVP Elbasan."

Zbulohen autoret e vrasjes ne vitin 2012, te dy ne kerkim 

"Për Proçedimin Penal nr. 1121 viti 2012 nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se autorë të kësaj ngjarje janë shtetasit:

2. E.B, 38 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Elbasan, “Lagjia Shënkoll”, i cili është shpallur në kërkim.

3. E.C, 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia Çlirimi” i cili është shpallur në kërkim”

Korrupsioni nga AMA- 7 te arrestuar 1 ne kerkim

Policia deklaron se ka dokumentuar dhe nje rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Behet fjale per 7 arrestime dhe nje person te shpallur ne kerkim. Bëhet fjalë për një licencë kabllore personave të arrestuar.  

Në kuadër të hetimeve të kryera mbi Proçedimin Penal nr 627 viti 2017, është bërë e mundur të dokumentohet aktiviteti jashtëligjshëm në lidhje me disa veprime korruptive, të kryera nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe të sektorit privat.   Si rezultat i hetimeve u arrit që përmes provave ligjore të dokumentohej aktivitetit korrruptiv i shtetasve të mëposhtëm, si dhe u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për të cilët është caktuar masa e sigurisë “Arrest me Burg” për veprat penale : “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,  “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” parashikuar nga nenet 244, 245/1,2, dhe 149/a, 

1. Bledar Karaj, 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
2. Adem Boriçi, 61 vjeç, lindur e banues në Elbasan.
3. Andrea Nathanaili, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë.
4. Suela Musta, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
5. Izmir Hajdari, 51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
6. Artan Drazhi, 34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
7. Shkelqim Sula, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim
8. Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë

Kontrollet ne banesa 

Gazetaret informojne se gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në 13 ambiente, mes tyre banesa dhe ambiente ne pronesi te fisit Çapja.  

Nga kontrollet ne banesa u sekuestruan  një sërë sendesh të kundraligjshme Revolver “Nagant” me mulli , me gjashtë fishekë, kalibër 9 mm.

Pistoletë gjysëm automatike e markës “Zoraki”, me gjashtë fishekë, kalibri 7.65 mm

Nje krëhër pistolete TT, me katër fishekë, model 54.

26 copë fishekë, model 54.

4 jelekë antiplumb

Një shkop metalik nga ata me hapje me stampo police USING

Një portofol lëkure me stampe policia e shtetit.

7 palë targa automjtesh, shqiptare dhe të huaja.

4 radio marrëse dhe dhënëse

Një peshore elektronike

735 gr lëndë narkotike e dyshuar mariuanë, e paketuar në atë formë e përgatitur për tu tregtuar.

telefona celular ( smartfona dhe të thjeshtë), dhe një prej tyre satelitor” , - njofton policia.

Arrestime te tjera- Gjithashtu nga kontrollet e banesave si rezultat i sendeve të paligjshme të gjetura në banesa është bërë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: “H.Gj (S), 40 vjeç, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, lëndëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe “Mbajtja pa të drejte e uniformës”, vepra të parashikuara nga nenet, 278, 279 dhe 247 të Kodit Penal.

Si dhe ështe shpallur në kërkim shtetasi Q.H, 25 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve” vepër e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal”, njofton policia.

Vijojne hetimet per zbardhjen e krimeve te vjetra - Ne mbylllje te deklarates se perbashket te Zv/Drejtoreshes se Pergjithshme e Policise se Shtetit Drejtuese e Larte Aida Hajnaj, Prokurorit te Çeshtjes Ridvan Sukja, Drejtorit te Departamentit te Policise Kriminale Drejtues i Larte Tonin Voci, Drejtorit te Policise Elbasan Drejtues Arian Muça informohet se vijojnë hetimet intensive në lidhje me një numër ngjarjesh të vjetra të ndodhura në Qarkun e Elbasanit dhe Tiranës, duke bashkëpunuar me autoritet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Operacioni- Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit "FORCA E LIGJIT",  nga Njësia Hetimore pranë Task Forcë Speciale Qëndrore, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, pas një hetimi një vjecar, në bashkëpunim më Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. U ekzekutua nga forcat speciale RENEA, FNSH.

Kush eshte Florenc Capja

Në qershor të vitit 2016 Shkëlzen Hasanpapa tentoi të vriste Florenc Çapen dhe mikun e tij Bledar Muça, duke derdhur një breshëri automatiku mbi makinën me të cilën ata udhëtonin. Në këtë ngjarje mbeti e plagosur edhe një oficere policie.


EMISIONET