Rama refuzon Venecian, PD: Mban në garën për kreun e AMA-s kandidatë politikë

Rama refuzon Venecian, PD: Mban në garën për kreun e AMA-s

Partia Demokratike thotë se kryeministri Edi Rama, në kundërshtim me rekomandimet e komsionit të Venecias, po mban në garë për Autoritetin e Medias, Maklen Mishën, i cili bashkë me Erion Veliajn kanë themeluar levizjen potlike G99. Sipas ish-deputetes Albana Vokshi, me këto kandidime partiake, Autoriteti i Medias degradon në një gjykatë politike që ndëshkon gazetarët dhe mbyll portalet sipas interesit të Edi Ramës.

Partia Demorkatike akuzon kryeministrin Edi Rama, se po shpërfill dhe po del kundër  Komisionit të Venecias, duke cenuar  lirinë e  medias. Ish-deputetja Albana Vokshi tha se në kundërshtim të rekomandimeve, qeveria po kërkon të zgjedhë në krye të Autoritetit të Medias, Maklen Mishën, një person ky thellësisht politik.

''Pëveçse shkelin ligjin me përkatësinë e tyre të theksuar politike, e përbashkëta tjetër e kandidatëve të qeverisë, është se asnjëri nuk përmbush kushtin formal të vjetërsisë në punë. Me këto kandidime partiake, autoriteti i medias degradon në një gjykatë politike, që ndëshkon gazetarët dhe mbyll portalet sipas interesit të Edi Ramës.''

Pavarësia e medias, tha Albana Vokshi,  është 1 ndër 15  kushtet për integrimin.

''Por çfarë bën Edi Rama që të respektojë këtë vendim të Venecias, i cili është përfshirë edhe si kusht për hapjen e negociatave? Përgjigja është, asgjë. Bën të kundërtën e asaj që i kërkohet.''

Partia demokratike thotë Vokshi,  do të bëjë gjithçka që liria e medias dhe liria e shprehjes të mos komandohen me pultin e Kryeministrit!

EMISIONET