Rama vijon debatin për Shqiponjën: Kadrinjve u vjen kënaqësia nga shëmtia

Rama vijon debatin për Shqiponjën: Kadrinjve u vjen

Kryeministri, Edi Rama, ka vijuar edhe këtë të hënë debatin për heqjen e simbolit të Shqiponjës nga sheshi me të njëjtin emër në rrethrrotullimin e Doganës.

Në përgjigje të akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, Rama shkruan në twitter:  

"Kadriu ati,biri dhe shpirti katran, paskan marrë në mbrojtje nga unë shqiponjën e flamurit,ndërsa unë kam folur për shfytyrimin vulgar të asaj shqiponje,të shkulur nga flamuri e të ngulur mu në hyrje të Tiranës prej kadrinjve pa din e iman,që nga shëmtia u vjen e tërë kënaqësia".

Të dielën, Basha akuzoi Ramën se çdo gjë që nuk sjell para në xhepat e tij dhe oligarkëve i duket vulgaritet.

Basha: Kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet. Për Ramën çfarë nuk sjell pará në xhepat e tij dhe oligarkëve është pa vlerë, ndaj shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë, për miliona euro që i jep një kompanie fantazëm dhe nën sekuestro.

E derdhur e gjitha në çelik dhe me një lartësi 6 metra, Shqiponja u vendos në rrethrrotullimin e Doganës në nëntor të vitit 2012 si simbol i 100 vjetorit të Pavarësisë.



EMISIONET