Rama si Babagjyshi i Vitit të Ri mes vogëlushëve, por pa thesin e dhuratave
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot komplekset turistike në Durrës ku janë akomoduar familje të tëra për shkak të dëmtimit të banesave të tyre nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kohën më të madhe Rama ua dedikoi më të vegjëlve për të cilët janë përshtatur dhe ambiente të veçanta si kopshte brenda hotelit.
Me pemën e zbukuruar nuk munguan edhe këngë të ndryshme nga vogëlushët, që nga kënga për mirëseardhjen e Vitit të Ri deri te kënga për flamurin.
Rama ngjasonte si Babagjyshi mes tyre, por si për ters e kishte harruar thesin e dhuratave.
"Vitin e Ri me këngë e valle do ta bëjmë bashkë të gjithë këtu"tha Rama.
